“Rama” frikëson Greqinë, Maqedoninë dhe Serbinë (VIDEO)

Legjendat e humorit shqiptar, aktorët e skeçit humoristik “Portokalli” kanë krijuar një skenë humoristike me aktorët e tyre ku protagonistë janë aktrët në rolin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama si dhe 4 aktorë tjerë si këshilltarët e tij.

Pjesa humoristike zhvillohet me ngjarjet aktuale të ndodhura në Shqupëri por duke i kthyer ato në mënyrë qesharake.

“Rama” i veshur me veshje kombëtare dhe me pushkë në dorë ka “varur” katër këshilltarët e tij dhe në çdo gabim të atyre lëviz dërrasën poshtë këmbëve.

Ai u kërkon atyre t’i bëjnë një foto për Facebook me pushkë në dorë, që t’i frikësojë shtetet që mbarojnë me “is”, Greqis, Maqedonis, Serbis, etj.

Këtë pjesë mund ta ndiqni nga minuta 2:30 në videon e mëposhtme. /InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu