Rama habit greket me “modestinë”: I pashoq! Jam kryeministri më i mirë, nuk më sfidon dot as Xhorxh Bushi

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim ditëne sotme në Athinë, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou ku po mban dhe një konferencë poër mediat.

Gjatë fjalës së tij para shtypit greke, Rama tha pa modesti fare se është kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeministrave, duke e quajtur veten të “pashoq”.

Edi Rama: Faleminderit që më përmende për atë që jam. Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeministrave. Këtu jam i pashoq. Nuk ka askush që më sfidon këtu, Xhorxh Bushi u përpoq, por nuk ia doli dot sfidës. Ne në ballkan kemi nevojë të themi që ne jemi më të mirët në botë për diçka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu