Rama i frikësuar nga rusët, kujton grushtin e shtetit në Mal të Zi

Kryeministri i vendit, Edi Rama i ftuar në News24 teksa ka folur për akuzat ndaj Bashës së është finnacuar nga rusët, ka treguar tërthorazi se është i frikësuar nga këta të fundit.

Rama tha nuk do ishte hera e parë që rusët ndërhyjnë për të destabilizuar një shtet, duke dhënë shembullin e fqinjit verior. Malit të Zi.

“Ajo çfarë ne kemi thënë dhe do të vazhdojmë ta përsërisim është se na duhet të dimë të vërtetën e një historie ku ka ose jo dorë Kremlini. Nuk kuptohet përse rusët kanë paguar për PD-në dhe Bashën. Nga pikëpamja e ligjit shqiptar ka shkelje të mëdha. Ajo që i kërkohet kryetarit të PD-së është të shpjegojë faktet që i këndojnë vetë.

“E ftoj Bashën të mos bëjë hajgare për një çështje që është shumë e rëndësishme të zbardhet dhe të shkojë të jap llogari përpara Prokurorisë”, tha Rama. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu