Rama i përgjigjet Metës: Ilir ti je thjesht Komandant i LSI

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të Presidentit Ilir Meta, i cili tha sot se “kryeministri është peng” dhe se “ai është Komandanti i Forcave të Armatosura dhe ushtari i parë në mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës”.

Por në mesazhin e tij, kryeministri Rama thekson se Ilir Meta është thjesht Komandanti i LSI-së, sepse sipas tij, Shqipëria nuk është në kohë lufte, dhe Presidenti ne kohë paqeje, sipas Kushtetutës, nuk komandon askënd, por mishëron unitetin kombëtar dhe jo degradimin.

“Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!”, shkruan Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu