Rama i qan hallin Anglisë dhe Italisë: Në Britani do të priten dritat, në Milano vuanin për bukë

Në konferencën e sotme, Edi Rama ka dalë para gazetarëve dhe ka folur për krizën energjitike. Pasi ka thënë se situata në Shqipëri do të përkeqësohet, Rama u ka qarë hallin Britanisë së Madhe dhe Italisë. Ai është shprehur se Boris Johnson po planifikon të ndërpresë energjinë në disa orë të ditës, ndërsa Italia e ka rritur çmimin me 40%.

Rama tha:

Sot Britania e Madhe po paraljmëron një plan për ndërprerjen e energjisë elektrike. Foli njëri për Italinë dhe gaboi. 40% e ka rritur Italia çmimin në faturë. Mario Draghi foli dhe tha që nuk është çmimi real. I kemi njerëzit në Itali dhe pyetini, se sa të lumtur janë me pensionet dhe rrogat. Në Milano ka ndodhur që të merrnin bukë falas, në Tiranë nuk ka ndodhur.“- tha Rama


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu