Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme i ka dhënë edhe një përgjigje akuzave të presidentit Ilir Meta.
Ai ka ironizuar duke thënë se Meta është në kërkim të një komardareje dhe se nuk e ndihmon dot në hallin e tij.
“Meta është në hall në kërkim të një komardareje dhe kudo që sheh ujë shkon për të gjetur komardaren kështu që nuk e ndihmoj dot puna e tij”, tha Rama me ironi.










