Rama: Ja pse duhet bërë aministia fiskale

Në Ditën Kombëtare të Diasporës, kryeministri i Rama i mëshoi sërish aministisë fiskale, e cila duhet të përfshijë të ardhurat e shqiptarëve dekada ne emigracion.

“Amnistia fiskale do të garantojë formalizimin e të gjitha të ardhurave nga puna të shqiptarëve në Diasporë. Ekonomia informale nuk është një territor vetëm i vendeve në zhvillim si Shqipëria, por është një zonë që ekziston edhe në vendet e zhvilluara. Puna në të zezë, pagesat në Cash për punë të paregjistruara janë një konstante edhe në vendet e zhvilluara. Kemi arsye dhe raste për ta bërë më në fund këtë hap i cili ka qenë dashur të bëhet prej shumë kohësh”, arsyetoi kryeministri.

Për Ramën, shqiptarët hyjnë tek ato komunitete që janë punëtorë të jashtëzakonshëm që e kanë ngritur jetën me 2-3 punë dhe kanë bërë akrobacira për t’ia dalë.

“Kemi dëshmi të panumërta që përforcojnë arsyen për ta bërë më në fund këtë hap që duhej bërë prej shumë kohësh. Është provuar nga qeveritë e mëparshme, por që ka ngecur nga presionet e të tjerëve që nuk e kuptojnë psenë e kësaj lëvizje. Shqipëria është një rast i veçantë, ka hyrë në ekonominë e tregut, e fundit në Europë”, vijoi Rama.

I pari i qeverisë potencoi dhe një fakt tjetër, atë të lidhjes së emigracionit me familjet në Shqipëri, gjykuar nga remitancat.

“Interesante të mos harrohet që kontributi i ikurve në emigracion në këto 3 dekada vijon të jetë konstant në ekonomi. Remitancat kanë shënuar rritje, çka tregon fuqinë e lidhjeve mes familjeve, traditës që ende sot është e fortë në bërthamën e familjes shqiptare”, përfundoi kryeministri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu