Në mbledhjen e grupit të PS-së, kryeministri Edi Rama ka bërë një pasqyrë të vizitës së tij në forumin e Davos-it.
Rama u shpreh se Shqipëria është afër celjes së negociatave me Bashkimin Europian.
“Forumi i Davosit ka interes publik duke pasur parasysh faktin se nga të gjitha takimet dhe kontaktet që ne patëm, një serë temash të lidhura me ecurinë e procesit me progresin në procesin e Berlinit për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal. Shqipëria është afër çeljes së negociatave me BE. Reforma në Drejtësi, fillimi i punës për Vettingun dhe mbi të gjitha qartësia se ky është një proces që nuk ka shans të pengohet apo bllokohet janë një bazë shumë solide për marrjen e një rekomandimi të pastër nga KE dhe miratimin.
Pas takimit të tij me homologin grek Aleksis Tsipras Rama tha se është duke u arritur një marrëveshje historike pasi po punohet në shumë drejtime, ndër to dhe të drejtat e camëve. /albeu










