Rama jep ultimatumin: Keni 90 ditë kohë për ujin, më datë 1 shkurt ju pret burgu! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se të gjithë abonentët që nuk paguajnë apo kanë bërë lidhje të paligjshme kanë 90 ditë kohë që të rregullohen, ndryshe do të penalizohen sipas Kodit Penal.

“Të gjithë ata që furnizohen me ujë me rrugë të paligjshme kanë 90 ditë kohë për të rregulluar situatën e tyre. Nuk do të fillojmë me penalizime. Por vjedhja e ujit dhe vjedhja energjisë eletrike dënohet nga Kodi Penal, por duke pasur këtë trahsëgimi të keqe po i japim kohë të gjithë konsumatorëve që të rregullohen.

Me mështetjen e bashkive dhe policisë do të fillojmë prerjen e lidhjeve të paligjshme dhe s’do të ketë penalizime gjatë këtyre 90 ditëve. Ata duhet të vetërregullohen.

Duam që brenda 300 ditëeve të kemi pajisur me matësa në të gjithë territorin të gjithë ata që do të vetërregullohen apo që do të detyrihen të rregullohen sepse penalizimet do të jenë shumë të rënda, Kodi Penal i ka shumë të qarta.

S’mund të vazhdojë që ata që paguajnë të mbajnë në këmbë ujësjellësin edhe për ata që nuk paguajnë”., – tha Rama duke theksuar se operacioni do të fillojë menjëherë.

“Më datë 1 shkurt, të gjithë ata që kapën me lidhje të paligjshme do të procedohen penalisht do të kenë masa shumë shumë të rënda. Konsumatorët që kanë shuma të papaguara”., – theksoi kryeministri. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu