Rama kërcënon me vdekje, përgjigja e Berishës do t’ju shkrijë së qeshuri (VIDEO)

Në Kuvendin e Shqërisë është zhvilluar debat, sherre, përplasje fizike, ofendime e deri në mallkime ndaj njëri-tjetrit.

Sigurisht që lufta pozitë-opozitë nuk do të përfundojë kurrë dhe fundja misioni i tyre është të kundërshtojnë njëri-tjetrit, por gallata në Kuvendin e Shqërisë ka qënë gjithmonë e denjë për në teatër.

Në videon e bashkëngjitur lajmit mund të dëgjoni një pjesë fjale nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili tregon një episod se si Rama sas tij kërcënoi se do të vdiste.

“Dola dhe ai hapi altoparlantin e telefonit dhe z. Rama po i thoshte: jam i shtrirë në parket dhe po vdes. Përgjigja ime ishte: mos vono, po vdis përnjëherë. Do ti them Artës të vijë të të hedhë një batenije…”- thotë Berisha.

Fjala e plotë e Berishës

Në një moment në atë kohë, një dlomat i huaj më erdhi në zyrë dhe pas 5 minutash më thotë se po i telefononte z. Rama dhe më pyeti në mund të fliste me të.

Jo, i thashë, dilni e flisni në korridor. Pas 5 minutash më vjen sekretarja e më thotë se më kërkonte dlomati. Dola dhe ai hapi altoparlantin e telefonit dhe z. Rama po i thoshte: jam i shtrirë në parket dhe po vdes.

Përgjigja ime ishte: mos vono, po vdis përnjëherë. Ky zotëri më kthehet e më thotë si ka mundësi, ju jeni mjek. Por ai është një simulant që shok ka vetëm veten, i them.

Tani kujton se mund të lëvizë datën, por nuk lëviz as datën, nuk lëviz asgjë. Zgjedhjet janë në 23 qershor dhe zgjedhjet i ka të humbura.

Fitorja është e ndryshimit të madh, e perspektivës së madhe. Ne jemi ndryshimi – Përpara, përpara, përpara!”, tha kryeministri. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu