Rama komenton për herë të parë vendimin e SHBA për Berishën

Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste është ndalur edhe tek shpallja “non grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Departamenti i Shtetit.

Rama me nota ironie ka thënë se PS nuk ka asnjë interes që të merret me atë që bën Partia Demokratike kundër DASH.

Teksa Berisha ka hapur një gjyq kundër Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, për sa i përket shpalljes “Non Grata”, kryeministri Edi Rama është shprehur me një fjalë të urtë popullore duke thënë se “çfarë do mbjellësh edhe do korrësh”

“Ç’na intereson ne se di apo nuk di Partia Demokratike ta lidhi kalin edhe në portën e Departamentit të Shtetit. Që të hingëllijë kali kundër narko-shtetit. Edhe në sallën e gjykatës së Parisit, që kali të dëshmojë, kundër Departamentit të Shtetit. Ç’punë kemi ne? Çfarë do mbjellësh do korrësh. Kush bën sherr. Sherri do i dëgjoj sherrit dhe shamata shamatës. Ne na janë vrarë veshët se Shqipëria veç për sherr e shamata nuk ka kohë e energji për të humbur.”, tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu