Rama mezi pret të enjten për maskën, mesazh dhe nga Policia e Shtetit: Do jemi kudo

Pa pritur të enjten, si për të dhënë shembullin personal, kryeministri Rama u shfaq me maskë në publik. Siç është paralajmëruar prej vetë atij, në mesjave maska bëhet e detyrueshme dhe në jashtë ambienteve të mbyllura. Në të kundërt, ndëshkohesh me gjobë.

Për shefin e qeverisë, kjo është një masë e re e paevitueshme, pasi si kudo, vala e infektimeve po vijon me intensitet. Por ndryshe nga muajt e pranverës, që ishin dhe fillimet e pandemisë, nuk flitet më për një karantinë totale, e cila do godiste akoma dhe më rëndë ekonominë. Ndaj, Rama promovoi kredon “Më mirë një maskë sot se sa një biznes i mbyllur nesër”.

Ka pasuar sot dhe paralajmërimi Policisë së Shtetit, më saktë i kreut Ardi Veliu, që tha në një deklaratë se “Policia e Shtetit do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj, në krah të strukturave të tjera, për të garantuar zbatimin e masave të caktuara nga autoritetet e Shëndetësisë.

Patrullat policore do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës. Duke përfituar nga rasti ftoj qytetarët që, siç kanë dëshmuar më herët në masë të madhe vullnetin për bashkëpunim, të respektojnë masat dhe të mbështesin autoritetet policore në zbatimin e këtij detyrimi.

Në çdo rast të konstatimit të shtetasve që u shmangen detyrimeve ligjore, Policia e Shtetit do të reagojë në përputhje me ligjin dhe detyrat e saj funksionale. Qëllimi ynë nuk është ndëshkimi i qytetarëve, por mbrojtja e jetës dhe shëndetit të tyre.

Ndaj duke besuar se qytetarët do të jenë në krahun tonë, për t’i minimizuar efektet e pandemisë, bëj thirrje që të gjithë bashkë të tregojmë se vetëm duke respektuar rregullat mund të ndërpresim zinxhirin e transmetimit të këtij virusi të rrezikshëm”. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu