Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nderuar policin Afrim Bunjaku që u vra të dielën në veri të Mitrovicës.
“Mirëmëngjes me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, është vrarë të dielën në veri të Kosovës. Policia ka thënë se është sulmuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku janë plagosur edhe tre zyrtarë policorë.