Rama në Bruksel, takon përfaqësuesit e lartë të BE

Kryeministrti Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, në kuadër të Këshillit të 11-të Stabilizim Asocimit. Përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, Rama bën të ditur se është takuar me Shefin e Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell dhe Komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Kreu i qeverisë shoqërohet nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka si dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla si dhe Zef Mazi.

Në një postim më herët, Balla shprehu optimizëm për takimin që ai bashkë me kryeministrin dhe delegacionin shqiptar do të mbajnë sot me Presidentin e PE, David Sassoli dhe Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos. Balla tha se sot do të ketë lajme të mira.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu