Rama në Kuvend: Nuk ka asnjë problem të më sulmoni, jam mësuar me origjinalin

Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend Kryeministri Edi Rama u shpreh: Deputeti për të bërë kompromisin e nevojshëm është të heqin dorë nga dëshirat tona.

Unë nuk kam asnjë dyshim që nëse do kishim kërkuar një kompromis për të vendosur bonusin për partinë e parë ju do na kishit dhënë.

Por kjo do të ishte e tepërt në raport me palën që nuk është këtu. Nga ana tjetër për atë palën që nuk është këtu ky parlament po bën më shumë si asnjëherë më parë duke i marrë në konsideratë kërkesat e tyre edhe pse ata e braktisën parlamentin.

Nuk ka asnjë problem të më sulmoni mua, jam mësuar me origjinalin, kopjet nuk më bëjnë përshtypje. Dëgjova një zonjë këtu që fliste me një gjuhë që një nënë nuk mund ta ketë dhe një grua nuk mund të ketë, që një përfaqësuese e parlamentit nuk mund ta ketë.

Shembullin më skandaloz e ka dhënë presidenti i republikës së Shqipërisë i cili si askush tjetër nuk ka kapacitetin moral mendor që të përmbahet të paktën në ditën kur ka një homolog për vizitë, nuk më kujtohet ta ketë bërë Saliu kur ka pasur ndonjë të huaj në krah të ketë përdorur fjalor shantazhues e depresiv për kundërshtarët”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu