Rama: Ne nuk dështuam ky është dështim i BE-së

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Forumin e Parë Ekonomik në Shkup, deklaroi se vendimi i djeshëm i Këshillit për Punë të Përgjithshme për të mos hapur negociatat me Shkupin dhe Tiranën është mossukses i Bashkimit Evropian.

“Ne nuk jemi ata që dështuam, ata dështuan. Ata kanë arsyet e tyre dhe unë e kuptoj që është shtëpia e tyre dhe ne duam të futemi në atë shtëpi. ‘Ne jemi evropianë pa BE, ne jemi BE, por jemi akoma Evropë. Problemi i vetëm është se ata mund të thonë: Ne të duam, duam që të jesh brenda, por kemi disa gjëra për të bërë”, deklaroi Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu