Rama: Nga ç’vuan opozita, ç’po ndodh me kreun e shtetit

Kryeministri Rama tha se akuzat e fundit të opozitës mbi inceneratorët, si dhe padia prej saj në SPAK, janë thjesht tregues simptomash dobësie.

“Eshtë një periudhë kur simptomat e dëshpërimit, simptomat e mungesës së vizionit, simptomat e boshllëkut, programit, simptomat e inegzistencës së lidershipit të opozitës do të shkojnë duke u bërë gjithmonë e më të dukshme, gjithmonë e më të turpshme, dhe fjalori shqip do të njohë një shpërdorim qoftë nga ana e PD, qoftë nga ana e partisë presidenciale, dhe është fakt se përballë kësaj marrëzie dhe përballë këtij degradimi, ne nuk mund të bëjmë asgjë tjetër veçse të shohim përpara, të vazhdojmë punën tonë…”, theksoi shefi i mazhorancës.
Ai më tej shprehu dhe pezmin e tij mbi atë ç’po ndodh me kreun e shtetit.

“Është vërtet një fatkeqësi që përshkallëzimi i dhunës verbale dhe i marrëzisë nga ana e ilir Metës ku ndodh shumë para kohë nuk e di kudo shkojë aq herët sa ka filluar sepse nuk është hera e parë, por realisht është shumë e turpshme dhe sëkëlldisësh për të gjithë ne që të kemi një individ në zyrën e Presidentit që fatkeqësisht ka dalë komplet nga të gjitha shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur vetën dhe institucion në dispozicion të një force të degraduar siç është partia prej të cilës ai vjen dhe drejt të cilës ai shkon, është për të ardhur keq vërtetë”, tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu