Rama nuk “duron” dot Blushin, ja momenti kur largohet nga salla sapo ai nis të flasë (VIDEO)

Pas votimit të emërimeve për Komisionin e Vetingut, kryeministri Edi Rama dhe disa deputetë të PS-së kanë ikur nga salla në momentin që ka marrë fjalën Ben Blushi.

Ky i fundit tha se me votimin e sotëm ka një paradoks të madh. Ai i është drejtuar Vasilika Hysit që u votua te Komisionet e Vetingut.
Blushi tha se ka shumë respekt për Hysin dhe se ajo duhet të japë dorëheqjen sepse nuk mund të votojë edhe për kreun e PS-së edhe për gjyqtarët që do të emërohen.

Në këtë moment është larguar edhe Rama me pjesën më të madhe të grupit parlamentar të PS-së.

Blushi tha se Rama diten e sotme duhet rte vinte ne Kuvend per te dhene doreheqjen.

Pas fjales se Blushit, kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka mbyllur seancen./Albeu.com/



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu