Rama: Opozita synon të cënojë unitetin qeveri-popull

Kryeministri Edi Rama ka publikuar vetëm pak minuta më parë një status ku sulmon opozitën.

Sipas tij, kjo e fundit ka si synim të përçajë popullin me qeverinë, që sipas Ramës po punojnë së bashku.

Ai i quan ato “Honxhobonxho”, ndërkohë që kujton se punën e qerave e ka bërë edhe Gjermania më parë, ndaj nuk duhet vënë në diskutim se është veprimi i duhur.

Postimi i Plotë

“HONXHOBONXHOJA ËSHTË DIKUSH QË JO VETËM NUK NDRYSHON MENDIM PËRBALLË FAKTIT, PO NUK NDRYSHON AS ARGUMENT”, thotë një fjalë e mençur.

🔴 DHE MEQË KËTA H🔵NXH🔵B🔵NXHOT opopopozitarë VAZHDOJNË MERREN ME QEVERINË, SEPSE DUAN TË VRASIN ME NJË GUR DY ZOGJ, DUKE SYNUAR NGA NJË ANË TË NXISIN MLLEF E PËRÇARJE MES POPULLIT E QEVERISË QË PO LUFTOJNË SË BASHKU, E NGA ANA TJETËR TË SHKATËRROJNË ARKËN E SHTETIT PËR TË NXITUR RRËMUJA MË PAS SI NË 97-ËN, PO J(U) SE KUSH TJETËR KA BËRË FIKS TË NJËJTËN GJË SI NE PËR QERATË (meqë honxhobonxhot thonë askush në botë nuk e bën kurrë këtë lemeri):

GJERMANIA – Mospërmbushja e detyrimit kontraktor të pagimit të qerasë që rrjedh nga një kontratë qerasë, nuk përbën shkak për qeradhënësin të zgjidhë kontratën. Pamundësia e përmbushjes së detyrimit të pagesës së qerasë për periudhën 1 prill 2020″>2020 – 30 qershor 2020″>2020 lidhet me gjëndjen e shkatuar nga COVID -19. Ky parashikim nuk mund te interpretohet ne dëm të pronarit.

🇫🇷FRANCA – Nuk mund të ndëshkohen me penalitete financiare, kamatvonesa, dëmshpërblime, zbatimin e klauzolës së përfundimit të kontratës, apo zbatimin e çdo klauzole penale apo që aktivizon garancitë, për shkak të mospagimit të qerasë ose të tarifave të qerasë, lidhur me ambientet profesionale dhe tregtare, pavaresisht nga dispozitat kontraktuale dhe atyre të percaktuara nga kodi tregtar. Kjo dispozitë zbatohet mbi qeratë, pagesa e të cilave duhej bërë nga 12 marsi 2020″>2020 deri në një afat prej 2 muajsh nga data e përfundimit të gjendjes së urgjencës shëndetësore.

🔴 E PRA BAL🔵NA TABAKE QË NE QUAJMË GABIMISHT OPOZITË, TA HARROJË SE I BËN DOT SHQIPËRISË ATË QË AS ARMIKU I PADUKSHËM NUK KA PËR T’IA BËRË DOT, SEPSE KOHA KUR KY VEND U KATANDIS NË BAL🔵NË TAUKE NGA KËTA H🔵NXH🔵B🔵NXH🔵 KA VDEKUR DHE NUK KTHEHET MË!

*shumë shpejt do ju informoj për aktet zbatuese të AKTIT NORMATIV mbi qeratë dhe njerëzit më në hall do të shohin edhe njëherë dhe edhe më qartë për qeratë , se unë dhe kjo qeveri, jemi ME TA dhe PËR TA #derinëfund


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu