Rama po qëndron në Maqedoni, ka takuar liderët shqiptar

Në kuadër të samitit rajonal  “100 liderë në biznes nga Europa juglindore – ndërlidhja”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po qëndron në Shkup.

Rama eshte takuar liderët e partive politike shqiptare, me të cilët ka biseduar për situatën politike në vend dhe rajon. Kryetari i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela i pyetur për rrethin e dytë dhe koalicionit të mundshëm me Besën tha se rezultatet e raundit parë diktojnë bisedimet që duhet të bëhem për zgjedhjet e raundit të dytë. Sela tha se 7000 votat e LSDM-së në Strugë nuk janë problem për të, sepse siç tha se ato vota nuk janë të Ramiz Merkos.

Në lidhje me koalicionet zgjedhore foli edhe kryetari i Lëvizjes Besa Billal Kasami. Ai tha se aty ku garojnë në rrethin e dytë vota e tyre duhet të maksimalizohet, ndërsa paralajmëroi se takim me kryetarin e Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela.

Pas takimit me Ramën foli edhe Kryetari i BDI-së Ali Ahmetin. Në pyetjen se çfarë presin në rrethin e dytë, Ahmeti me përgjigje që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu