“Rama po rikthen perandorinë Otomane në Shqipëri”

Në Komisionin e Ekonomisë kanë plasur debatet në lidhje me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Deputeti Dashmir Shehi me tone të ashpra u shpreh kundër ndërtimit dhe investimeve turke në Shqipëri.

“Kromin e ka marrë turku, shkollat i kishte turku dhe aeroportin turku, BKT turku. Unë nuk jam dakord të zgjerohen më investitorët turk, ju duhet të bëni ofertë për vende perëndimore.

Të vi një kompani gjermane, daneze. Nuk gjetët dot ju një shtet perëndimor. Nuk më pëlqejnë të zgjerohen prezencat e investimeve turke në Shqipëri.

Do ndërtojmë Perandorinë Otomane ne këtu. Kur të na bini letrat do flasim edhe për taksat dhe për të gjitha”- tha me tone të ashpra Shehu.

Ndërkohë përfaqësuesit e LSI-së në këtë komision deklaroi se aeroporti duhet ndërtuar, por më parë duhet studiuar gjithçka, duhen bërë disa llogari.

“Ku fle lepuri? Thonë që nuk ka asnjë risk. Po nëse nuk garantohet fluksi i qytetarëve, çfarë do të ndodhë?

Nëse privatit nuk do t’i dalë, i bie që të paguajmë ne nga buxheti i shtetit. Ka nevojë për transparencë. Ky është pazari i radhës që po bëni”- deklaroi Edmond Spaho. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu