Rama pranon për herë të parë “defektin” e tij më të madh

Kryemistri Rama, mbasditën e sotme e kaloi sërish me të rinj, të cilët i janë bashkangjitur në një event të organizuar në sheshin “Nënë Tereza”.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i ka kursyer akuzat nga kreut të PD-së, duke deklaruar se ai nuk e do punën.

“Duhet Lali Eri dhe jo xhaxhi Luli për ta bërë këtë. Se Luli do gjumë, Eri punë. Dhe kur zgjohet Luli fillon bërtet. Se i prishën gjumin.

Mes Shqipërisë që kishim dhe Shqipërisë që duam, jemi ne që kemi dhënë provën për Shqipërinë që kemi.

QSUT nuk është spitali i Shqipërisë që duam, por i Shqipërisë që kemi. Kjo mjafton të bindemi se nëse arritëm të bëjmë ndryshim të pakrahasueshëm me atë që kishim, askush si ne nuk mund ta bëjë ashtu siç e duam për Shqipërinë që kemi. Po kështu bëmë edhe reformim të sistemit arsimor.

Sot çdo mësues jep lëndë të profilit të tij. E megjithatë ka ende shumë për të bërë që mësuesit të jenë në gjendje që t’i përcjellin me të gjithë kompetencën dituritë e teksteve të reja. Ishin tekste ku në ca Drini quhej i bardhë, e te ca të tjera i zi.

Apo te ca ishte Prespa e madhe, e te ca e vogël. Apo për një klasë datat e çlirimit ishte në 28 nëntor, te një tjetër në 29 nëntor, e në disa lihej e hapur në 28 e 29 nëntor. Por Shqipëria që duam nuk është Shqipëria që kishim. Sot ka ndryshuar cilësia e shkollimit, cilësia e praktikës është në standarde europiane”, tha Rama.

Më tej kryeministri tha se ai kishte një “defekt” dhe se kjo ishte gjatësia e tij./Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu