Rama premton aeroport të ri në Shqipëri, ja në cilin qytet dhe kur do realizohet

Kryeministri Rama nga Vlora ka njoftuar se ndërtimi i aeroportit në qytetin bregdetar do të jetë një ndër prioritet kryesore të qeverisë. Ai shtoi se ky projekt do të përfundojë brenda mandatit të tij 4 vjeçar.

“Është prioritar aeroporti i Vlorës dhe jem në proces me Ministrin e Infrastrukturës dhe Ministrin e Financave dhe Ekonomisë për ta nxitur më tutje procesin pasi jemi njohur me masterplanin e përgjithshëm dhe tani presim që të përfundojë projekti për të hyrë pastaj në një fazë të lidhjes së kontratës dhe fillimit të punimeve.

Ambicia është që brenda 4-vjeçarit të kemi fluturimin e parë por sigurisht kjo është vetëm për momentin një ambicie e bazuar në dëshirën. Jam shumë optimist sidoqoftë”, tha ai.

Në fjalën e tij, Rama ka nënvizuar se investimet do ta prekin Vlorën si qytet edhe si qark. Sa i takon qytetit, Rama ka premtuar rindërtimin tërësor të shkollës “Halim Xhelo”, si dhe nisjen vitin e ardhshëm të rindërtimit të bulevardit deri në Skelë. /gazeta-Shqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu