Rama i propozon post, reagon Majlinda Bregu: Po, dhe jam e nderuar!

Pas lajmit se Majlinda Bregu është propozuar nga kryeministri Edi Rama për postin e Sekretarit të Përgjithshem, të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ka reaguar vetë ish-ministrja.

Regional Cooperation Council, është një organizatë që merret me projektet ekonomike rajonale, nën mbikëqyrjen e BE.

Me anë të një postimi në Facebook, Bregu pranon se vërtet ka aplikuar për këtë pozicion dhe nëse e fiton do të ishte e nderuar.

Postimi i plotë

Po lexoj nje lajm qe paska marre dhene per aplikimin tim per pozicionin e Sekretarit të Përgjithshem, të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

E para: PO! Kam aplikuar me emrin tim per kete pozicion. I cili eshte i pari i ketij niveli qe nese do ta fitoj, i jepet nje shqiptari.

E dyta! Nuk eshte pozicion qe varet nga qeveria shqiptare dhe per rrjedhoje nuk mund te ofrohet nga qeveria shqiptare. Nota duhet te percillet zyrtarisht nga Ministria e Jashtme sic ndodh me cdo kanditat nga vendet e tjera qe kane aplikuar.

Zgjedhja e Sekretarit te Pergjithshem eshte nje proces i gjate perzgjedhje, votimesh ne disa nivele nga te gjitha vendet e Evropes Juglindore dhe ku Komisioni Europian eshte partneri i tij kryesor. Sigurisht qe nuk i kushton asnje lek taksapaguesve shqiptare.

E fundit! Nese do ta fitoj kete pozicion, do te jete nje nder per mua, Shqiperine dhe Shqiptaret kudo ne rajon. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu