Në seancën e sotme në Kuvend ka patur replika të forta mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Teksa i përgjigjej nga foltorja e Kuvendit, pas akuzave që i bëri paraardhësi, Rama ka ironizuar Berishën.
“Sali kujdes se do të filmojnë dhe pale ça po na nxjerr, unë nuk të them kot. Kujdes se ti je i çuditshëm, ti ku nuk futesh, aman se na morët fytyrën. Kujdes se ke kamera, aman të keqen”, tha Rama.
Berisha i tregoi ndërkohë fotomontazhin me tre fotot e Ramës që ishte duke parë.
“A në rregull, fotot e mia, ok, vazhdo, por kujdes ata lart, aman. Se ti mund të flasësh në emër të Llakajt, se Agroni ka punë, vetëm kujdes ata lart, të lutem”, tha Rama.