Raport me Ramës dhe Vangjel Dules ka qenë tejet i tensionuar që prej marrjes së pushtetit nga maxhoranca aktuale ndërkohë që tashmë ndarja mes tyre është zyrtare.
Qeveria vendosi dje që të shkarkojë nga detyra zv.ministren e Mjedisit Oltjana Ifti duke i dhënë fund kështu pranisë së PBDNj-së në qeverisje.
Debati i fundit më i madh mes Ramës dhe Dules ishte ai për prishjen e ndërtesave pa leje në Himarë, ku ky i fundit e cilësoi kryeministrin arrogant dhe shkelës të ligjit. /Albeu.com/











