Rama shtron sot darkë për Zaev dhe Vuçiç, nesër takim zyrtar dhe konferencë e përbashkët

Ditën e sotme pritet të mbërrijnë në Tiranë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të Open Balkan.

Ndërkohë që axhenda e samitit është parashikuar për nesër. Takimi zyrtar do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave ndërkohë që më pas tre liderët pritet të mbajnë një konferencë për shtyp.

Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protestë, që do të nisë nga Partia Demokratike në orën 16:00 për të marshuar më pas drejt kryeministrisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu