Rama sqaron mjekët: 1000 euro shpërblim vetëm për ata në Vijën e Zjarrit

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar pas raportimeve se në disa spitale rajonale kanë refuzuar shpërblimin modest, duke qenë se qeveria ka premtuar 1000 euro për mjekët dhe 500 euro për stafin mbështetës gjatë pandemisë.

Kreu i qeverisë shqiptare ka sqaruar se këto shpërblime janë vetëm mbi pagën për mjekët dhe infermierët që përballen drejtpërdrejt me koronavirusin në spitalet Covid.

Ai shtoi se kush i nxit këto kërkesa për politikë do të ndëshkohet nga populli, shkruan A2 CNN.

“Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë!”.

“Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cënon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu