Kryeministri Edi Rama njëkohësisht kreu i PS-së ka thirrur në një mbledhje urgjente pasditen e sotme kryesinë e partisë.
Mbledhja vjen menjëherë pas ndryshimeve të fundit në qeveri si dhe përplasjeve në distancë mes dy forcave të maxhorancës qeverisëse PS-LSI. Megjithëse zyrtarisht thuhet se Kryesia është thirrur për çështjen e organizimit zgjedhor, nuk përjashtohet edhe mundësia e diskutimit të raporteve me LSI.
E pikërisht situata e fundit politike do të jetë tema e nxehtë pritet të jetë një nga temat e mbledhjes së kryesisë së PS-së. Nuk dihet nëse pas mbledhjes do të ketë një vendim apo një deklaratë për ato çfarë do të vendosë kryesia.