Rama tregon pamjet nga punimet në shëtitoren e re të Durrësit: Do t’i japë vlerë zonës bregdetare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar punimet që po bëhen në kantierin e Lungomares (përgjatë detit-shëtitore) në Durrës.

Rama përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kjo shëtitore do t’i japë një përmasë e vlerë të re krejt zonës bregdetare të Durrësit.

“Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga kantieri i Lungomares së re të Durrësit, e cila do të jetë një shëtitore e bukur që bashkë me sipërfaqen e zgjeruar të rërës, do t’i japë një përmasë e vlerë të re krejt zonës bregdetare të qytetit turistik, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu