I pyetur në studion e “Dritare” nga gazetarja Rudina Xhunga, kryeministri ka komentuar qëndrimin e opozites lidhur me krizën politike.
Çfarë do bënte Rama nëse do ishte në vend të Bashës?
“Nuk do ishte në çadër, në kohën kur unë kam qenë në çadër qëllimi ka qenë mjaft fisnik dhe realist, s’kemi kërkuar as largimin e qeverisë as përmbysjen e rezultatit në tavolinë, thjesht hetim parlamentar për një proces të kontestuar me të drejtë ku vetë raporti i OSBE nënvizonte se procesi i numërimit te votave në 1/3 ishte bërë keq”, tha Rama. /Albeu.com/










