Rama: Vazhdoj të qëndroj se PS-ja e zyrtarizoi gjuhën shqipe në Maqedoni (VIDEO)

Në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur rreth çështjes së shqiptarëve të Maqedonisë dhe se ai dhe PS vazhdon të qëndrojë pas deklaratës së tij para disa javësh PS ka kontribut për miratimin e Ligjit të gjuhës shqipe në Maqedoni.

Rama ka folur për komplekset e kryetarit të RM-së, Gjorge Ivanov, duke shtuar se ai nuk duhet të jetë i kompleksuar prej gjuhës shqipe dhe se deklaratat e tij për shqipen janë të papranueshme. Ai më tej ka shtuar se kësaj çështje asnjë forcë politike, madje as opozita nuk mund ta ndalë këtë agjendë historike.

“Ne nuk jemi përfshirë në kuptimin e mbajtjes së një ane, në konfliktin politik mes partive maqedonase, por ne jemi përfshirë në funksion të unifikimit të faktorit shqiptarë dhe avancimit të axhendës së shqiptarëve, e cila njihet botërisht si Marrëveshja e Ohrit, ku gjuha shqipe është një element esencial i saj, që do të thotë që pa Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe qeverinë e saj nuk do të kishte një situatë tërësisht të paimagjinueshme deri pak vite më parë, ku gjuha shqipe shkon drejt një zyrtarizimi, krejt tjetër. Njëjtë si për çamët, na thuhej nga homologët maqedonas të qeverisë së mëparshme, ç’punë keni ju me MO-në, ndërkohë që në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, zv.kryeministri shqiptar i Maqedonisë para kryeministrit të Shqipërisë raporton për avancimin e axhendës shqiptare brenda suazës së Maqedonisë”, deklaron Rama.

Rama ka shtuar se ai dëshiron një Maqedoni ku dy popullsitë shtetformuese në Maqedoni jetojnë në një harmoni të garantuar. Sipas tij, ai është patriot dhe jo nacionalist, që i dëshiron të keqen tjetrit, pasi kjo mund të çojë vendin në skëter. /Fol


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu