RAMADANI: BDI dhe DPMNE me topin e vjedhur të dhënë nga Ivanovi ende maten të dalin në fushë (FOTO)

Ramadan Ramadani ka komentuar dhe thumbuar fort ne facebookun e tij BDI-në dhe VMRO-në në lidhje me bisedimet që po zhvillojnë ata, për më shumë ndiqeni të plotë shkrimin e tij.

Dita: BDI dhe DPMNE kanë bë muhabet për të luajtur bashkë, por ngase topin e kanë të vjedhur dhe të dhënë vetëm nga Ivanovi ende maten si të dalin në fushë. Për më tepër njëri prej lojtarëve nga DPMNE vetëm se është i gjykuar për vrrasje të tifozëve të BDI-së kurse të tjerët gjithë fushatën e kanë bërë mu duke i sharë ata. Ashtu tifozët presin BDI-në edhe tani edhe në zgjedhjet lokale dhe për ate disa nga lojtarët e BDI-së preferojnë lëndimin, stolin ose rezervën se sa kështu të dalin në mejdan para këtij publiku e i cili vetëm se ka vendosë që gjyqtar do jetë PSP-ja. #macedonia2017“- përfundoi Ramadani./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu