Ramiz Kelmendi: Jetën që e bëjmë ne në Kosovë ata në Gjermani as që e shohin ëndërr

Biznesmeni Ramiz Kelmendi në ATV deklaroi se në Kosovë bëhet jetë më e mirë sesa në Gjermani. Sipas Kelmendit edhe mërgimtarët tanë që jetojnë në Gjermani, kur vijnë në Kosovë e shijojnë jetën shumë më mirë.

“Shumica e të rinjve mendojnë se në Gjermani jetohet, ata gjermanët e kanë një jetë jashtëzakonisht të mirë. Ju e dini që ne në Kosovë, jemi shumë më të pasur se ata në Gjermani. Jetën që e bëjmë ne në Kosovë, ata në Gjermani as që e shohin në ëndërr. A e dini që kur të vijnë qytetarët tanë, që jetojnë atje, ata këtu bëjnë jetë sepse atje hjekin keq për arsye se duhet me punua, prej orës 6 mëngjes deri ora 6 mbrëmje. Unë kam qenë si student edhe atje kur të shkojsh prej pune, veç duhet me pushu se nuk mundesh me fol, nuk mundesh me dalë, këtu i shoh që kur dalin prej punës ende pa shkua në shtëpi ndalën në 2-3 vende, për arsye se në Gjermani lodhësh edhe me dashtë me shku s’mundesh me shkua sepse lodhësh shumë” tha Kelmendi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu