Ramos do të transferohet te PSG-ja? Kjo është pëgjigja e Pochettinos

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka folur në lidhje me një transferim të mundshëm të kapitenit të Real Madrid, Sergio Ramos në Paris.

Ramos është lidhur kohët e fundit më një largim nga Madridi, pasi nuk është gjetur gjuha e përbashkët për rinovimin e kontratës.

Kapiteni i Realit duket se është i interesuar për të kaluar te “parisienët” duke kujtuar edhe gjestin e bërë vevtëm pak ditë më parë ku nisi të ndjekë në Instahgram disa lojtarë të skuadrës francize.

“Sergio Ramos te PSG? Nuk përgjigjem sepse gjithçka do të keqkuptohet. Sergio është lojtar i Real Madridit”.

“Por, çfarë mund të them është se çdo skuadër dëshiron të përmirësohet në të gjitha pozitat”, deklaroi ai.

Ky sezon ka mbaruar për Ramos, i cili sërish ka pësuar lëndim muskulor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu