Ramush Haradinaj akuzoi Albin Kurtin si tradhtare që kërkon marrëveshje për mossulmim me Serbinë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministër i Kosovës Ramush Haradinaj e ka quajtur mashtrues kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe ka akuzuar se në takimin që do të mbahet në Bruksel më 18 gusht, ai dëshiron të arrihet një marrëveshje për mos agresion me Serbinë, transmeton InfoShqip.

Ai në Facebook ka shkruar se Kurti dëshiron një marrëveshje “për mossulmim me Serbinë” në takimin në Bruksel, të quajtur marrëveshje për marrëdhënie të mira, e cila sipas tij është “retrograde”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel më 18 gusht me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu