Raporti i vitit të parë të mandatit të Gashit- Digjitalizimi në Kuvend me tri platforma të reja për transparencë dhe përfshirje qytetare

Në raportin e vitit të parë të mandatit të Kryetarit të Kuendit Afrim Gashi, të publikuar dhe prezantuar më 28 maj 2025, digjitalizimi dhe transparenca janë theksuar si dy prej shtyllave kryesore të qeverisjes parlamentare gjatë kësaj periudhe.

Sipas këtij raportit, për një vit janë lansuar tri platforma të reja digjitale: “E-regjistri”, “Pyete Kuvendin” dhe një web-platformë për zyrat e kontaktit me qytetarët. Këto mjete softuerike janë zhvilluar në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë NDI dhe Ambasadën e Zvicërs, dhe synojnë të lehtësojnë qasjen në informacion, të rrisin përfshirjen qytetare dhe të forcojnë llogaridhënien institucionale.

Në kuadër të transaprencës në raport është shprehur që, Gashi ka mbajtur nëntë brifingje të rregullta me gazetarë dhe ka dhënë 21 intervista, duke e konsideruar këtë një qasje më proaktive dhe të qëndrueshme në raport me mediat.

Ndryshe, kujtojmë që më 15 maj 2025, Kryetari i Kuvendit zhvilloi një brifing tematik me përfaqësues të mediave, ku informoi në detaje për funksionimin dhe qëllimet e platformave të reja digjitale, si pjesë e një strategjie më të gjerë për modernizimin institucional dhe hapjen e Kuvendit ndaj publikut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu