Rashica shënoi super gol, ja çka deklaron pas ndeshjes

Milot Rashica po kalon në një formë shumë të lartë te Werder Bremen pas rikthimit nga lëndimi. Rashica në dy ndeshjet e fundit ka shënuar dy super-gola duke treguar pse trajneri i tij i beson aq shumë.

Ai pas ndeshjes kundër Heidenheimin deklaroi se ishte i kënaqur me faktin se ekipi i tij e dominoi ndeshjen.

“E kontrolluam ndeshjen mirë, por goli i hershëm ishte shumë i rëndësishëm për ne. Shpresojmë që tani të fillojmë me një formë të mirë së bashku”, deklaroi ai.

Vlera e vushtrriasit në tregun e transferimeve tashmë ka arritur 20 milionë dhe rritja e mëtejshme duket e pashmangshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu