Rastet janë rritur shumë, Brataj paralajmëron shqiptarët: Po nuk e bëtë këtë gjë do gjobiteni

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është shprehur se përdorimi i maskës në transport është i detyrueshëm dhe do të bëhet edhe me gjobë.

Skënder Brataj: Koronavirusi ekziston dhe po merr shumë njerëz

Brataj tha se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur maskën me detyrim në trasportin publik dhe se do të bëhet me detyrim ligjor dhe së shpejti do të ketë masë me gjobë për ata që nuk e rrespektojnë.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur për të mbajtur masken në transportin publik. Transportin publik e shikojm shumë të rrëzikshëm. Rrinë ngjitur me njëri-tjetrin, e mbajn maskën tek mjekra. Do vendoset masa e gjobës për personat që nuk do të mbajnë maskën,” u shpreh Brataj për news24.

Kujtojmë që deri më tani 89 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 3371 janë të infektuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu