Rasti i Almir Aliut, avokati: Tentohet lirimi i Boban Iliçit (VIDEO)

As sot nuk ka vazhduar seanca gjyqësore e caktuar për rastin e vrasjes së vogëlushit Almir Aliut nga Kumanova. Kjo për shkak të mospjesëmarrjes së neuro-psikiatrëve që kanë përgatitur ekspertizën për gjendjen psikike të të akuzuarit Boban Iliq. Seanca e radhës është caktuar për më 4 maj .

Arsyet për anulimin e seancës për vrasjen e Almir Aliut , janë se neuropsikiatrit që e kanë përgatitur ekspertizën, nuk kanë mundur të marrin pjesë. Njëri prej tyre është në pushim mjekësor, kurse tjetri ka pasur obligime zyrtare, andaj nuk kanë mundur të vijnë në seancën e sotme gjyqësore – tha Asmir Alispahiq, avokat mbrojtës i familjes Aliu.

Avokati Alispahiq dyshon në ekspertizën e përgatitur nga ekspertëve mjekoligjor. Përmes ekspertizës sipas Alispahiç, neuro-psikiatrit në ekspertizën e përgatitur kanë theksuar se ngjarja nuk ka qenë e planifikuar por ka ndodhur rastësisht.

Ka një tentim tendencioz nga ana e njërit prej ekspertëve mjekoligjor , që në një farë mënyre ti ndihmohet të akuzuarit Boban Iliq , duke përgatitur një tregim se kinse i tërë rasti ka qenë rastësi. Unë u kisha apeluar këtyre ekspertëve mjekoligjor që e kanë përgatitur këtë ekspertizë, që të mos lëshohen në terminologjinë juridike që është punë vetëm e gjyqit dhe prokurorisë. Por unë besoj se Prokuroria themelore dhe Gjyqi në Kumanovë e kanë të njohur këtë fakt – shtoi avokati Alispahiq.

Avokati Alispahiç njofton se në ekspertizën e njëjtë nga seanca e kaluar, mungojnë dëshmitë e të dëmtuarve dhe të dëshmitarëve që ishin marrë në pyetje në prokurori. Alispahiç këmbëngul se ajo ekspertizë është bërë në mënyrë selektive duke mos u marr të gjitha dëshmitë në këtë lëndë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu