Rasti “Fortesa2” shtyhet përsëri, ja kur do të paraqitet në gjykatë Grujovski

Procesi gjyqësor “Fortesa 2” është shtyrë për më 26 shtator sepse avokatët mbrojtës, Ljupço Shvërgovski dhe Mile Petrovski, kërkuan më shumë kohë për tu përgatitur.

Në seancë ishin të pranishëm të gjithë të akuzuarit dhe dëshmitarët. Të dyshuarit akuzohen për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe shkatërrim të dokumenteve zyrtare që lidhen me përgjimet. I dyshuar kryesor është  Goran Grujovski, ish-shef i drejtorisë së pestë të DSK-së dhe gjashtë shërbyes të tjerë.

Në seancën e kaluar të 23 majit gjykatësja Lidija Petrovska i pranoi provat e PPS-së dhe për sot ishte caktuar seancë kryesore në të cilën duhej të dëgjohen dëshmitarët. Ndërkaq gjashtë të akuzuarit atëherë kishin dëshmuar se nuk ndjehen fajtor për veprën për të cilën ata ngarkohen.

Ndryshe Grujovski ishte edhe njëri prej 18 personave ndaj të cilëve PPS kërkoi paraburgim, por që këshilli penal vendosi ti shqiptoj vetëm masën e kujdesit dhe marrjen e pasaportës./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu