Sami Ukshini dhe Dem Shehu jane hequr nga akuza e prokurorise si organizatoret e Grupit te Kumanoves, thuhet ne akt akuzen e dhene sot ne seancen gjyqesore te Lagjes se trimave.
Per Komandant Sokolin dhe Dem Shehun prokuroria do te kerkoj dënim vetem si anetar te grupit te armatosur, te cilet se bashku me 45 te tjeret, dy vjet me pare u perfshine ne konfliktin e armatosur te 9 majit në Kumanovë, transmeton InfoShqip.
Prokuroria është duke dhënë fjalën e fundit para gjykatës lidhur me provat dhe dëshmitë që janë përfshirë në aktakuzë. Sipas Prokurorit Naum Panovski, 37 persona akuzohen per Organizat Terroriste sipas nenit 394/a dhe per Terrorizem sipas nenit 394/b te Kodit penal.
Sipas avokatëve të të akuzuarve, në kërkesën e prokurorisë për burg të përjetshëm do të kërkohet për organizatorët, që sipas tyre është i burgosuri Andi Krasniqi-Malisheva dhe Zijadin Krasniqi që është në arrati. Tre nga organizatorët tjerë janë vrarë në konfliktin e 9 majit, Beg Riza, Mirsad Ndrecaj dhe Xhafer Zymberi./InfoShqip.com










