Rasti “TNT”, Gruevski shpallet fajtor dhe dënohet më nëntë vjet burg, Janakieski me tre

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski u shpall fajtor për rastin TNT dhe u dënua me 9 vjet heqje lirie.

Po ashtu edhe ish ministri Mile Janakieski u shpall fajtor dhe u dënua me 3 vjet burg.

Ndërkohë ish kreu i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski si dhe e punësuara në komunë si inspektor i ndërtimtarisë janë dënuar më nga 4 vjet heqje lirie. Tre të akuzuarit e tjerë të punësuar në komunën në fjalë lirohen nga akuza. /Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu