Parlamenti i Maqedonisë së Veriut sot pritet të shkarkojë dhe më pas të zgjedh përbërjen e re qeveritare. Megjithatë këto ndryshime kanë prekur RDK-në e udhëhequr nga Vesel Memedi, e cila është e pakënaqur me vendimin e kryeministrit Zoran Zaev që ti merret Ministria e Pushtetit Lokal.
Ministri i këtij dikasteri Suhejl Fazliu ende nuk ka dhënë dorëheqje, pasi që RDK refuzon respektimin e marrëveshjes.
Sipas “Zhurnal”, sot pritet që të gjithë drejtorët në klinikën ‘Nënë Tereza’ të RDK-së së Vesel Memedit do të japin dëroheqje nga postet e tyre pasiqë ky pritet të jetë vendim i partisë së tyre.
Edhe portale në gjuhën maqedonase kanë raportuar se RDK pritet të braktisë Qeverinë për shkak të pakënaqësive me kryeministrin Zaev. Megjithatë vendimi final pritet të komunikohet sot nga kreu i kësaj partie, Vesel Memedi.










