Reagime dhëmbë për dhëmbë për tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç nuk ndalet: Shqiptarët po bëjnë gabime, duan t’i largojnë të gjithë serbët

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Rashkë. Atje ka takuar serbët nga veriu i Kosovës. “Shqiptarët po bëjnë gabime. Duan t’i largojnë të gjithë serbët. Ata mendojnë t’i mposhtin serbët me dhunë. Nuk mendojnë të kërkojnë kompromis, po flas për udhëheqjen e tyre. Ne e bënim dikur këtë ndërsa tani po e bëjnë ata edhe më keq”, – tha Vuçiç.

Çdo ditë paqeje që blejmë, çdo ditë stabiliteti që blejmë, është një jetë më shumë, një shans më shumë për të ardhmen. Nuk shoh alternativë për këtë”, – ai.

Vuçiç njoftoi se ipsh-polici Dejan Pantiç ka mbërritur në shtëpinë e tij në Mitrovicë.

“Çdo orë prisnim që Dejan Pantiç të ishte në shtëpi e tij me familjen. Tani barrikadat po anashkalohen dhe po shikojmë si t’i largojmë sepse duhet të shoqërohen nga EULEX-i. Atë që kemi në letra dhe kërkesat për të mos përndjekur njerëzit në barrikada e kemi shkruar pa mëdyshje” – tha Vuçiç.

Ai vuri në dukje se kishte anuluar konferencën e tij vjetore të planifikuar për nesër dhe se ajo do të mbahej më vonë.

“Jam gati të të dëgjoj gjithë natën dhe të përgjigjem” – shtoi ai. Paraprakisht, Vuçiç, para bisedës me serbët, tha se e pret një natë e gjatë dhe e vështirë.

Të shohim si do të shkojë. Do të jetë një natë e gjatë dhe e vështirë. Nuk mendoj se sot ishte një ditë e keqe, përkundrazi. Është bukur kur sheh gruan dhe fëmijët teksa mirëpritën burrin dhe babanë e tyre në shtëpinë e tyre, të shohësh ato lot gëzimi,” – tha Vuçiç, duke folur për ish-policin Dejan Pantiç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu