Reagimi rënqethës i nënës që nuk sheh ngjyra, kur provoi syzet dhe pa sytë e të bijës (VIDEO)

Erika Boozer nga Georgia e Shteteve të Bashkuara, ka pësuar para afro tetë vitesh një dëmtim në sy dhe që atëherë nuk ka mundur të shihte ngjyra.

Mirëpo, syzet speciale ia kanë mundësuar nënës 35-vjeçare, të shihte sërish si më parë.

Ajo nuk ka mundur të përmbahet dhe ka nisur të qajë, kur ia ka parë për herë të parë sytë e kaltër të së bijës.

“Janë shumë të bukur, të mrekullueshëm”, ka thënë ajo, ndërsa përpiqej të mos qante para fëmijëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu