Reagon BDI: Besa me goditje “poshtë-brezit” për ta mbuluar koalicionimin me VMRO-DPMNE-në

Lëvizja Besa për të fshehur marrëveshjen e saj që ka kandidati i tyre në Çair, Zeqirja Ibrahimi me VMRO-DPMNE-në dhe për të defokusuar banorët me lloj lloj shpifje e trillime mundohet të mbulojë të bëmat e Zekës me partinë e Gruevskit.

Në reagimin e BDI dega Çair thuhet: “Dikur trumbetonin se nuk bëjnë koalicion me VMRO-DPMNE-në se është armik i shqiptarëve të njejtit tani kanë marrëveshje që Zeqirja Ibrahimi të mbështetet që rrethin e parë.

Për të mbuluar vëllazërim bashkimin me VMRO-në, Besa e mban të fshehtë koalicionin, sepse nëse e bën publike marrëveshjen do të ngelet pa asnjë komunë.

Kjo dëshmon atë që opinioni moti e din se Lëvizja Besa është dorë e zgjatur e VMRO-DPMNE-së e cila punon në dëm të shqiptarëve“, përfundon reagimi i degës së BDI në Çair. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu