Reagon Fatmir Limaj pas aktakuzës së Speciales për Thaçin dhe Veselin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Famir Limaj, ka reaguar pas paralajmërimit për ngritjen e aktakuzës ndaj presidentit të vendit, Hashim Thacit dhe ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Limaj në llogarinë e tij në “Facebook”, e ka vendosur llogon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur kështu solidaritetin me zhvillimet e sotme.

Nga Nisma ka reaguar edhe zyrtari i lartë i saj, Bilall Sherifi.

“Zyra e Prokurorit Special të Dhomave të specializuara doli me një qëndrim skandaloz duke paragjykuar vendimin e Gjykatës Speciale ende pa u miratuar aktakuza. Ky qëndrim politik i prokurorisë speciale që lëshon deklaratë të tillë është dëshmi e pakontestueshme se tërësia e strukturave të të ashtuquajturës Gjykatë Speciale nuk është asgjë tjetër, pos një ngrehinë politike me qëllime të qarta politike”, ka shkruar Sherifi në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu