Historiani Arben Llalla koment ne facebook:
Qeveria e Zaevit është një turp për shqiptarët ku vëren se shqiptarët e Tetovës përfaqësohen vetëm me një post, zëvendëskryeministri, ndërsa më shumë përfaqësohen gostivarasit dhe kërçovarasit. Nuk e them për përçarje kombëtare, por Tetova është kërthiza dhe udhërrëfyesja kombëtare e shqiptarëve të Maqedonisë. Këtu duket se ka diçka që nuk shkon me BDI, LR-PDSH dhe RDK, po i hakmerren tetovarëve. Ky është një TURP! Sa peshojnë shqiptarët në Maqedoni kjo varet nga Tetova. Tetova heroike, Tetova e Universiteteve, Tetova ku shqiptari ndihet shqiptar me dy këmbë në tokë.
Tetova e fortë, të fortë janë shqiptarët në Maqedoni, Tetova e dobët, dobësohen pozicionet e shqiptarëve në Maqedoni sepse fortesat dhe energjitë pozitive kombëtare burojnë nga Tetova, nga Mali i Sharrit. Këto nuk i them unë, por i kanë shkruar me gjak dhe vepra ndër shekuj tetovarët.
Dhe ky turp nuk është i Zaevit por i partive shqiptare në qeverinë e tij, Ahmeti, Sela, Memeti. Duhet patur kujdes me tetovarët…