Reagon Hoti: Pranojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por do të zhgënjeheni keq

Ka ardhur edhe reagimi nga i nominuari për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, i cili ka thënë pranon çdo vendim të Gjykatë Kushtetuese. Hoti ka thënë se çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese e pranon nga të gjithë sepse vetëm kështu avancohet demokracia.

Por, ai ka porositur të gjithë ata që shfrytëzojnë këtë Masë të Përkohshme nga Gjykata e Kushtetutës për të degraduar institucionet ekzekutive të vendit, rrënimin e ekonomisë dhe përdorimin e pandemisë për të shkelur liritë tona themelore, do të zhgënjehet keq.

Postimi i plotë nga Hoti:

“Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese duhet të pranohet nga të gjithë, pa asnjë kundërshtim, me urtësinë dhe detyrimin që kemi ndaj vendimeve të këtij institucioni gardian të Kushtetutës. Vetëm kështu e avancojmë demokracinë tonë. Nuk ka rrugë të dytë.

Në anën tjetër, kushdo që e shfrytëzon këtë kohë të masës PËRKOHSHME për të degraduar institucionet ekzekutive të vendit, rrënimin e ekonomisë dhe përdorimin e pandemisë për të shkelur liritë tona themelore, do të zhgënjehet keq, siç po zhgënjehen çdo ditë përmes shpalljes së vendimeve të tyre kundër kushtetuese nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Shumica parlamentare në Kuvendin e Republikës, duke e zgjedhur një Qeveri të re në përputhje me Kushtetutën, nuk do të lejojë që qytetarët dhe institucionet të merren nëpër këmbë nga struktura politike pa legjitimitet.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu